“Mjaft me Balotellin!” Kapiteni Bonucci shpërthen pas humbjes me Francën

“Mjaft me Balotellin!” Kështu ka reaguar kapiteni i Italisë, Leonardo Bonucci, i frustruar nga fokusi mbi sulmuesin e axurrëve, pas humbjes 3-1 në miqësoren ndaj Francës. “Mjaft pyetje rreth Balotelit, mjaft! – shpërtheu Bonucci për “Rai Sport”, pas ndeshjes, transmeton Telesport.

– Ai bën gabime si gjithë të tjerët, shënon gola si gjithë të tjerët. Mario është duke punuar shumë, ka fituar përvojë dhe ka ardhur këtu me qëndrimin e duhur, por nuk duhet folur vetëm për atë. Ne jemi një skuadër, ne nuk mund t’i kushtojmë shumë presion atij, apo të minimizojmë ndikimin e gjithë lojtarëve të tjerë”.

Bonucci bie dakord se e ardhmja duket më e ndritshme për Italinë, e cila nuk është kualifikuar për Kupën e Botës së Rusisë, për herë të parë që nga viti 1958. “Kjo skuadër ka talentin që vjen dhe ne mund të bëhemi më të fortë, – tha mbrojtësi i Milanit. – Franca ka entuziazëm dhe rini, por edhe shumë eksperiencë, me lojtarët që luajnë në klubet më të mëdha, që sfidojnë garat më të mëdha. Mendoj se francezët janë një nga favoritët e Kupës së Botës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button