ASH mbajti mbledhje të rregullt të Kryesisë Qendrore, ja cilat vendime u sollën

Aleanca për Shqiptarët (ASH) sot mbajti mbledhje të rregullt të Kryesisë Qendrore me ç’rast sipas rendit të ditës diskutoi fillimisht për gjendjen aktuale politike në vend.

Në mbledhjen e sotshme të kryesisë së Aleancës u zgjodh dhe nënkryetari i tretë i Aleancës që vjen nga zona gjashtë zgjedhore. Me propozim të Kryetarit Ziadin Sela dhe me mbështetje unanime nga kryesia u zgjodh Vullnet Ferati.

Me propozim të Deparmentit për informim Shefik Duraku me mbështetje unanime u zgjodh për udhëheqës të departamentit për informim.

Kryesia qendrore e ASH solli këto vendime:

–          Vendim dhe për fillimin e formimit të Departamenteve në kuadër të Akademisë e që do të jetë Qeveria nën hije e Aleancës për Shqiptarët.

–          Vendim me të cilin shpallen zgjedhje të përgjithshme të Asamblesë së Gruas dhe obligoi kryesinë për të filluar punimet për përgatitjen e konferencës zgjedhore të Asamblesë së Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button