Për sa kohë do të jetë deputetë, Agron Shehaj do t’ua japë rrogën 6 motrave jetime (VIDEO)

Agron Shehaj renditet në një ndër deputetët më të pasur të Kuvendit. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku u trajtua tema e 6 motrave jetime në Kukës, deputeti i PD bëri premtimin e madh.

Shehaj deklaroi “live” në emision se për sa kohë të jetë deputet rroga e tij do të shkojë për këto motra.

“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, – tha Shehaj, ndërsa shtoi se kjo është shumë pak dhe nuk është zgjidhje.

Gjatë këtij momenti vihet re reagimi i moderatorit. Fevziu shfaqet e prekur dhe me lot në sy, teksa falënderon deputetin për atë që premtoi.

Gjashtë motrat, pasi u vdiqën të dy prindërit, mbetën në mes të katër rrugëve. ‘Opinion’ transmetoi në hyrje të emisionit rastin e tyre tragjik dhe u bëri thirrje gjithë institucioneve të vendit në radhë të parë, bizneseve dhe qytetarëve që t’i ndihmojnë këto gjashtë jetime që janë pa shtëpi, pa ndihmë dhe në pamundësi për të vijuar studimet e tyre.

Historia e gjashtë motrave që mbetën jetime:

Në fshatin Surrej, rreth 1 orë larg qytetit të Kukësit, jetojnë për momentin 6 motra që kanë mbetur jetime.

Babi u vdiq para 6 vjetëve, e kurse nëna para 3 muajsh. Që nga ajo ditë, vajzat jetime humbën kujdesin dhe dashurinë prindërore, shtëpinë, të drejtën për t’u shkolluar dhe mundësinë për të jetuar një jete normale.

Besarta është 15 vjeç dhe njëkohësisht motra e madhe. Ajo është ende e traumatizuar nga humbja e te dy prindërve dhe shtëpisë.

Motrat më të vogla, Doruntina dhe Dashamirja janë 7 vjeç. Ato sapo kishin filluar klasën e pare, por u detyruan ta lënë përgjysmë 3 muaj me parë për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi.

Ajo që kërkojnë këto vajza është e thjeshtë: një vend që të mund ta quajnë “shtëpi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button