Anketë, sa përqind e qytetarëve e pranojnë emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”? (FOTO)

Shumica e qytetarëve, gjegjësisht 61.5% do të votonin kundër në referendumin eventual për emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, ka treguar anketa e zbatuar nga “M-prospekt” në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), njofton Portalb.mk.

Me “jo” do të votonin shumica e maqedonasve etnik 70.5%. Shumica e simpatizuesve të VMRO-DPMNE-së, gjithashtu nuk do ta përkrahnin këtë propozim, gjegjësisht me “jo”, do të votonin 92.7%. Nga ana tjetër, 52.8% e shqiptarëve etnik janë përgjigjur me përgjigje pozitive për “Republikën Ilinditase të Maqedonisë”. 56.4% e simpatizuesve të LSDM-së dhe 62.5% e simpatizantëve të BDI-së, e pranojnë këtë propozim.

Sipas rezultateve në terren, të zbatuar në prill të vitit 2018, për qytetarët e shtesa “Ilinden” ose “Ilinditase” është më pak e pranuar se “Gorna” apo e “Epërme” – 41.5% do të pranonin ndryshim në të “Epërme”, krahasuar me 27.2% të cilët do ta pranonin “Ilindenin” apo “Ilinditase”.

Diçka  më shumë se një e treta e të anketuarve, gjegjësisht 38.9%, do të votonin në referendum për “Republika Ilinditase e Maqedonisë” kur vendi të bëhet anëtare në BE.

Nga etnikët maqedonas, 63.8% do të votonin me “jo”, ndërkaq shqiptarët etnik thuajse tre e katërta (72.1%) do të përgjigjeshin se “po” për to është i pranueshëm ky emër pasi vendi të bëhet anëtare e BE-së.

anketa ilindenska makedonija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button