IOM: Mbi 2.200 migrantë të shpëtuar në Mesdhe nga e premtja

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) njoftoi se mbi 2.200 migrantë janë shpëtuar në Detin Mesdhe në operacione që janë zhvilluar nga dita e premte, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për shtyp në zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, zëdhënësi i IOM-it Joel Millman tha se numri i migrantëve dhe refugjatëve që kanë kaluar në Evropë përmes Mesdheut në 147 ditët e para të vitit 2018 ka shkuar në 30.300, kurse ai i refugjatëve që kanë humbur jetën në 655.

Millman tha se afro 12.000 nga refugjatët që kanë arritur në Evropë këtë vit kanë zbarkuar në brigjet e Italisë, duke shtuar se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar rreth 70 mijë refugjatë kishin arritur në Evropë, kurse 1.689 kishin humbur jetën.

Ai tha se rënie e madhe është shënuar si në numrin e kalimeve të refugjatëve në vitin 2018 krahasuar me vitin e kaluar, njashtu edhe në numrin e vdekjeve.

“Nga e premtja e kaluar e deri më tani janë shpëtuar mbi 2.200 migrantë në ujërat mes Afrikës së Veriut dhe Italisë”, tha Millman, duke shtuar se operacioni i shpëtimit është realizuar me anije të Italisë dhe shteteve evropiane, përfshirë edhe organizatat joqeveritare.

Millman njoftoi se 400 nga personat e shpëtuar janë nisur nga Tunizia, kurse mbi 1.800 nga Libia dhe se afër një mijë migrantë sot kanë arritur në qytetet Palermo dhe Messina të Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button