Presidenti Ivanov ankohet se nuk i tregojnë asgjë në lidhje me çështjen e emrit

Te presidenti Gjorgje Ivanov nuk është dorëzuar informatë në lidhje me marrëveshjen me Greqinë për tejkalimin e kontestit rreth emrit, për të cilën dje thoshte ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kështu deklarojnë nga kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Te kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë nuk është dorëzuar informatë për zgjidhje të mundshme të marrëveshjes për dallimin rreth emrit, nuk ka informata as për dy takimet e fundit të ministrave të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë të mbajtur në Bruksel dhe Nju Jork. Kabineti i presidentit nuk është njoftuar për qëndrimin e as për punën e ekipeve juridike të të dy vendeve në Athinë në tekstin e marrëveshjes bilaterale”, thonë nga kabineti i Ivanovit.

Në njoftim nga kabineti gjithashtu theksojnë se më parë nuk është dorëzuar as paketa e propozuar për emrin e Republikës së Maqedonisë së Ilindenit edhe pse shefi i shtetit ka kërkuar që me dokument me shkrim ta shohë rrjedhën e fundit të ngjarjeve në lidhje me kontestin për emrin.

Nga kabineti i presidentit shtojnë se edhe në disa raste më herët është kërkuar që të dorëzohen dokumente në lidhje me negociatat, duke përfshirë edhe draft-dokumentin për marrëveshjen bilaterale për tejkalimin e dallimit rreth emrit, të dorëzuar te Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, duke vlerësuar se, siç theksohet, bëhet informim selektiv te presidenti i shtetit.

Ivanov ende nuk ka qëndrim për propozim emrin e ri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button