Zyrtare, Liverpool transferon Fabinho-n për 50 milionë €

AS Monaco ka marrë 50 milionë euro duke përfshirë bonuset nga skuadra e Premier League Liverpool për mesfushorin Fabinho, dhe këtë e ka konfirmuar nëpërmjet Twitter.

Atletico Madrid gjithashtu raportohej se ishte në negociata me Monaco, por Liverpool ka arritur ta mbyllë marrëveshjen në kohë rekord, transmeton Telesport.al.

Manchester United kishte muaj që përflitej për një transferim të brazilianit, dhe thuhej se ishte në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Fabinho-s, të cilët mesa duket nuk kanë gjetur akordin me Djajtë.

Në mbrëmjen e së hënës, Liverpool ishte në pole position për firmën e lojtarit, duke bërë një ofertë që  është pranuar menjëherë nga Monaco, dhe tani Anfield do të jetë destinacioni i radhës së lojtarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button