Shkodran Mustafi mund të transferohet te Juventusi

Unai Emery nuk është duke llogaritur në shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit.

Mediat britanike raportojnë se trajneri spanjoll ka hartuar një listë me lojtarët që do t’i largoj dhe mesin e tyre është edhe Mustafi.

Ky i fundit mund të ndryshoj edhe ligën pasi që thuhet se do të transferohet te Juventusi, transmeton Telegrafi.

 Shkodran Mustafi (Getty Images)

Sipas tribalfootball, shqiptari mund të shkëmbehet me Benedikt Howedesin, i cili së fundi ka qenë i huazuar te Schalke 04.

Mustafi 26-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të kritikuar për dështimin e Arsenalit këtë sezon.

Ai mbetet jashtë kombëtares gjermane për botërorin Rusia 2018 shkaku i paraqitjeve të dobëta me klubin anglez.

Theksojmë se Gunners kanë paguar Valencian 41 milionë euro në vitin 2016 gjersa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button