Thaçi sot takohet me Kurz

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do të zhvillojë takim me Kancelarin austriak Sebastian Kurz.

Takimi i Thaçit me Kurz vjen pas vizitës së tij në Berlin ku ishte pritur me nderime të larta nga Kancelarja gjermane Angela Merkel.

I pari i Kosovës Hashim Thaçi këtë takim e zhvillon në kuadër të vizitës së tij në Austri me rastin e promovimit të librit biografik ”New State, Modern Statesman Hashim Thaçi – A Biography”, i cili pritet të promovohet nga Akademia Diplomatike e Vjenës.

Përveç këtij takimi me Kurz, Thaçi po ashtu në një ceremoni të veçantë, do të jetë nikoqir i shumë miqve të Kosovës, të cilët kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në njoftimin e këasj akademie e cila është ndër më presitigjiozet në Europë, bëhet e ditur që panelistë në këtë promovim të librit kushtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është edhe autorja Suzy Jagger, Ambasadori Alber Rohn dhe Ambasadori Wolfgang Petrisch.

Duke qenë i ftuar special i kësaj ngjarje, Presidenti Thaçi do të mbajë një fjalë rasti para të pranishmëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button