Triumfi i Realit në Champions, “mallkim” për Spanjën

Sezonet e lavdishme të Realit të Madridit në Europë kanë rezultuar një mallkim për përfaqësuesen Spanjolle. Kjo e fundit ka rastisur të luajë Evropian ose Botëror në 6 raste suksesi të Realit të Madridit nga 13 gjithsej dhe në të 6 këto raste nuk ka mundur të kalojë çerekfinalet, një kufi ky që ka qenë një pengesë e madhe për La Rojan për shumë e shumë vjet në turnetë më të rëndësishëm të futbollit.

Spanja nuk u kualifikua për në Botërorin e 1958 vit kur Reali fitoi titullin e tretë në Champions, u tërhoq nga Evropiani i 1960 kur u regjistrua titulli i 5 i madrilenëve dhe dështoi të kalojë fazën e parë të grupeve në botërorin 1966, 1998 vite që u shoqëruan me titullin e 6 dhe të 7 evropian të Realit. Kur Los Blancos fituan Ligën e kampioneve për herë të 8 e të 9 në 2000 dhe 2002 Spanja u eliminua në cerekfinale në Evropianin e Belgjikës e Holandës dhe në Botërorin e mbajtur në Japoni e Korenë e Jugut, transmeton TCH.

Pas 12 vitesh, Reali i Madridit rilindi në Evropë dhe solli fundin e dominimit të La Rojas. Në 2014 Reali fitoi titullin e 10, ndërsa Spanja u eliminua që në fazën e grupeve, ndërsa në 2016 pas titullit të 11 të Realit erdhi edhe eliminimi në çerekfinale nga Italia në Evropianin e Francës në 2016

Krejtësisht ndryshe ndodhte në periudhën kur Reali i Madridit ishte në krizë të plotë për sa u përket evenimenteve evropiane. Momenti i errët i Los Blancos rezultoi të ishte periudha e artë e La Rojas. Fitorja e Evropianit të 2008 dhe Botërorit të 2010 për La Rojan erdhi kur Reali shënoi një periudhë 5-7 vjeçare që eliminohej në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Në Euro 2012 që ishte titulli i fundit i Spanjës, Reali i Madridit u eliminua në gjysmëfinale ndaj Bayernit të Mynihut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button