Agnesa Vuthaj tregon incidentin e pakëndshëm kur u shpall Miss
Agnesa Vuthaj është padyshim një prej vajzave më të bukura shqiptare. Ajo është shpallur “Miss Albania” në vitin 2004. Në një intervistë për Prive, Agnesa ka treguar se jo çdo gjë shkoi ashtu si ajo e priste kur mori kurorën, transmeton Revista Class.
“Në vitin 2004 mora pjesë në ‘Miss Albania’ ku u kurorëzova. Prisja një kurorë të madhe, por ishte shumë e vogël dhe u çudita. Më pas kuptova se kurora që do më jepnin mua ishte zhdukur në prapaskenë. Miss Denisa Kola u detyrua që të hiqte kurorën e saj që e kishte vendosur si zbukurim tek flokët dhe të ma jepte mua që të mos ngelesha pa kurorë”, –është shprehur ajo.
Megjithatë Agnesa ka treguar se kjo ka qenë një prej ngjarjeve më të rëndësishme në jetën e saj.