Ndihmë juridike për individë dhe familje me të ardhura të ulëta

Shoqata e Juristëve të Rinj nga Maqedonia organizojnë ngjarje për promovimin e projektit “Ekipe mobile për ndihmë juridike të individëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta” në BE Infoqendër më 23 maj, me fillim në ora 10:30, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i projektit është mundësimi i qasjes deri te drejtësia të kategorive me të ardhura të ulëta, që do të kontribuojë në përforcimin, përmirësimin e ligjvënies dhe implementimin e mekanizmave ekzistuese të cilat kanë të bëjnë me qasjen deri te shteti i së drejtës.

Në promovim do të flitet edhe për ligjin për ndihmë juridike falas dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në krijimin e saj.

Juristët e rinj projektin e zbatojnë në partneritet me Qendrën Informative Juridike, Lubjana, Slloveni, ndërkaq financohet nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button