Çështja e emrit, Zaev nesër në Shkup i mbledh liderët

“Shumë opsione po shqyrtohen, njëra prej tyre ndoshta do të jetë fund i procesit, me zgjidhje përfundimtare e cila asnjëherë më nuk do të hapë kësi problematike mes dy shteteve fqinje si Republika e Maqedonisë dhe Republika e Grqisë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në tribunën e “Të rinjtë – mundësi pa kufijtë”, në Strugë, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev, nesër i ka ftuar liderët në Klubin e Deputetëve, që t’i informojë liderët e partive për detajet në takimin me kryeministrin, Aleksis Cipras dhe për mundësinë që të jepet gjasë për zgjidhje eventuale që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

Zaev nuk ka dashur që të komentojë propozimin e përfolur “Ilindenska Republika Makedonija”, që u publikua nëpër media, duke apeluar për durim që të jepet mundësi që të ketë sukses procesi i bisedimeve.

Këto janë qëndrimet e partive për emrin e përfolur “Ilindenska Republika Makedonija”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button