Kuçan: Maqedonia tregoi mjaft guxim në tentimin për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë

Maqedonia tregoi mjaft guxim në tentativën për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë, problem ky që është mjaft kompleks dhe i padrejtë për Maqedoninë, tha për MIA-n, kryetari i parë slloven Milan Kuçan.

Kjo çështje, sipas tij nuk mund të jetë vetëm bilaterale mes Maqedonisë dhe Greqisë, por është çështje edhe e BE-së, e cila duhet më shumë të angazhohet.

“Për shkak se kjo çështje nuk është zgjidhur për shumë vite dhe është pengesa kryesore për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, mendoj se zgjidhja e këtij problemi do tregonte se Maqedoni është e gatshme ti plotësojë kushtet dhe të tregohet si një kandidate e denjë, nga na tjetër BE duhet që të tregon vullnetin që dëshiron  ta pranon Maqedoninë në radhët e saja dhe të hap derën e saj. Mendoj se BE tregoi angazhim të madh dhe tërë kohën tregon se së pari duhet të zgjidhen çështjet në Maqedoni”, thotë Kuçan.

Pyetja tjetër sipas tij është se pse zgjatet kaq shumë procesi për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“E dini që për këtë punët janë të bllokuara, jo vetëm për Maqedoninë, por sepse këtu para se të gjithash me kërkesë të Francës duhet të vendoset më shumë kujdes në marrëdhëniet brenda Bashkimit, integrimit të brendshëm, që kështu kondicioni i ri i BE-së të jetë i gatshëm të hap dyert për anëtarët e reja”, tha Kuçan.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button