Zaev ka kërkuar nga Merkeli mbështetje për fillimin e bisedimeve me BE-në
Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me zv/kryeministrin përÇështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në Sofje kanë realizuar takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, njofton Portlb.mk.
Nga Qeveria kumtojnë se Zaev në takim ka theksuar se mbështetje e madhe e qytetarëve për aspiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO flet se vendi nuk ka alternativë tjetër.
Njëkohësisht, kryeministri ka shprehur bindshmëri se Gjermania do ta mbështetë Maqedoninë për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve në Samitin e Këshillit Evropian në qershor.