Rafael Nadal thyen rekordin në moshën 34 vjeçare

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal i cili aktualisht kryeson tabelën e ATP-së mundi argjentinasin Diego Schwartzman dhe u kualifikua në çerekfinale të turneut të tenisit në Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

Nadal shënoi fitore me rezultatin 6:3 dhe 6:4 në sete dhe u kualifikua në çerekfinale. Përveç kësaj, Nadal me këtë triumf theu rekordin e vjetër 34 vjeçar.

Tenisti më i mirë në botë me triumfin ndaj argjentinasit ka fituar në total 50 sete të njëpasnjëshme duke thyer kështu rekordin e tenistit legjendar amerikan John McEnroe, i cili 34 vite më parë kishte korrur 49 fitore të njëpasnjëshme në fushën e njëjtë.

McEnroe në vitin 1984 regjistroi 49 fitore të seteve të njëpasnjëshme në fushën me bari, ndërsa Nadal me triumfin ndaj argjentinasit regjistroi fitoren e setit të 50-të në fushën me dhe.

Nadal në çerekfinale në Madrid do të ballafaqohet me tenistin australian Dominic Thiem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button