NUK U FLAS SUTAVE
Kjo ndodh natën, në lëvizje.
Njerëzit flenë e duken të shëmtuar.
I sheshojnë putrat, kanë rrudha.
Jam e pikëlluar dhe e acaruar,
pranë vetes kam një dhelpër,
por të vdekur.
Nga njëra anë e shoh
se si rritet numri i kishave të reja,
po të shëmtuara,
nga ana tjetër e dëgjoj një gjuhë
të cilën nuk e kuptoj.
Kur shfaqet fusha,
nuk i dalloj kafshët,
të cilat qëndrojnë në borë.
Nga Ilona VITKOVSKA (POLONI)
Përktheu: Xhabir AHMETI