“Negociatat”, Rama: Ka nga ata që hedhin baltë kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj!

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli për procesin e hapjes së negociatave duke thumbuar edhe grupin e deputetëve holandezë që erdhën në Shqipëri si faktmbledhës.

Ai nuk kurseu as opozitën duke u shprehur se po baltos Shqipërinë në sytë e Europës, në mënyrë që në qershor mos marrim një përgjigje pozitive.

“Ata të cilët për arsyet e tyre jo për arsyet tona janë skeptikë apo kundër zgjerimit të BE, jo vetëm që nuk kanë kohë, por as dëshirë nuk kanë që të hynë më thellë si është kjo çështje, transmeton Noa.al.

Përpjekja jonë ka kohë që është jo për të diskutuar thelbin e proceseve, por për të rishpjeguar ato që në fakt janë muhabetet e kazanit këtu, që quhet parlamenti i Shqipërisë, që këtë e kanë kthyer në kazan dhe na kanë futur edhe ne”, tha Rama.

Sipas tij është e pabesueshme sesi ca punojnë kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj.

“Këta e dinë atë që di edhe unë, që në Gjermani e kanë humbur betejën dhe prandaj kisha një pyetje për atë që nuk i përgjigjet pyetjeve, nuk do ti thoja sa bëjnë 7 x 7.

Nëse do kishte kurajo të dilte këtu e të thoshte ky që po mundohet të lobojë për Shqiprinë, çfarë ju tha atyre faktmbledhësve nga Holanda në drekë, kur vajti i paftuar, çfarë i tha? Ndërkohë që për hir të së vërtetës qëndrimi i Tabakut dhe mosgaboj i Gjoshës ishte korrekt. Por ç’ju dëgjuan veshët atyre kur filloi të bilbilonte miku im i shtrenjtë dhe i pashpresë Lulzim Basha”, u shpreh Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button