PSG fiton Kupën, kapiteni rival ngre trofeun…falë altruizmit të Thiago Silvës

Një gjest të jashtëzakonshëm ka shfaqur kapiteni i Paris SG, braziliani Thiago Silva, ish-lojtar i Milanit, në përfundim të finales së Kupës së Francës, të fituar nga parizienët 2-0 përballë inferiorëve të Les Herbiers, një ekip i kategorisë së tretë.

Në momentin që braziliani mori Kupën e Francës nga duart e presidentit Emmanuel Macron, Thiago Silva thirri kapitenin e ekipit rival, Sebastien Flochon në podiumin e nderit, për ta ngritur së bashku trofeun, transmeton TCH.

E gjitha kjo, vetëm e vetëm për të nderuar performancën e shfaqur nga rivalët, që pavarësisht dallimeve të mëdha jo vetëm nga kategoritë ku luajnë, por edhe në nivel buxhetor, arritën të shfaqnin më të mirën në fushën e lojës, duke humbur vetëm 2-0, ndërsa parashikohej një goleadë nga kryeqytetasit.

Gjithsesi, ky nuk është rasti i parë që kemi parë një gjest të tillë.

Në vitin 2000, një tjetër kapiten i quajtur Mickael Landreau, portier i Nantesit asokohe, ishte ngarkuar me detyrën e ngritjes së trofeut në podium, por nuk e bëri vetëm. Edhe ai ftoi asokohe kapitenin rival të Calais, një tjetër ekip surprizë i atij edicioni që u mposht me rezultatin 2-1, Reginald Becque, për t’i dhënë mundësinë të shijonte një çast të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button