Lamtumira e mallëngjyer e Wenger: Dua t’ju them vetëm një gjë…

Pesë gola ndaj Burnley, paradë nderi dhe një “Emirates” i mbushur plot dhe i mallëngjyer për ndeshjen e fundit në shtëpi të Arsene Wenger në drejtim të Arsenal. Trajneri francez është përshëndetur me “Topçinjtë” dhe Premeir League pas 22 vitesh. Të dielën e ardhshme do të vijë lamtumira përfundimtarë ne fushën e Huddersfield, transmeton Telespot.

Në fund të ndeshjes, Wenger ka përshëndetur i mallëngjyer popullin e tij: “Ka qenë një aventurë e mrekullueshme. Ndihem i nderuar që kam qenë me ju për shumë vite”.

“Para së gjithash, jam një nga ju, një tifoz i Arsenal. Ky grup lojtarësh që po lë është i veçantë. Ju kërkoj t’i mbështesni sezonin e ardhshëm. Dua t’ju përshëndes me një frazë të vetme: do të më mungoni. Keni përfaqësuar një fazë të rëndësishme të jetës sime dhe shpresoj të takohemi përsëri shumë shpejt”, ka thënë Wenger.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button