MotoGP, Crutchlow në “pole position”; Vale Rossi, i dhjeti

Honda dominoi provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës në Botërorin e MotoGP, por “pole position”-in nuk e fitoi Mark Marquez. Ishte në fakt britaniku Cal Crachlow ai që i la pas të gjithë, duke e përshkuar pistën e Heresit me kohën 1:37:653, duke vendosur edhe një rekord të ri të pistës.

Menjëherë pas tij u pozicionua piloti i Hondës zyrtare, Dani Pedrosa, me 259 të mijëtat më shumë, ndërsa vendi i tretw i takoi francezit Johan Zarkò, transmeton TCH.

Një rezultat shumë pozitiv arriti Jorge Lorenzo. Piloti spanjoll i Ducati-t shënoi kohën e katërt më të mirë, duke lënë pas Mark Marquez në të pestin.

Përsa i përket Yamahës, rezultati më i mirë i saj ishte vendi i 10 i Valentino Rosit dhe një pozicion më poshtë u rendit Maverik Vinales.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button