Arrestohen 14 valltare në rajonin e Tetovës

Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se  më 4 maj prej ora 23.00-02.00 pas mesnate kanë kryer kontroll -aksion në objektin hotelerik ,,Oriental AS” në fshatin Zherovjanë, pronë e personit A.A. 28 vjeç nga fshati Bogovinë-Tetovë, ku gjatë kontrollit në objekt janë takuar dhe ndaluar 14 femra, edhe atë 8 shtetase të Serbisë, 1shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës, 1 shtetase e Bullgarisë, dhe 4 shtetase të Maqedonisë, të cilat kanë qenë të angazhuara si valltare, përcjell TV 21.

Ndryshe shtetaset e huaja kanë qenë të moshave prej 21-29 vjet, dhe kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Sërbisë, Bullgarisë dhe Bosnjës.

Pronari A.A. nga Bogovina dhe 14 femrat janë arrestuar në stacionin policorë në Tetovë, nga ku 4 shtetaset e Maqedonisë janë lëshuar, kurse 10 shtetaset e huaja, në dyshim se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në R.e Maqedonisë, ku kanë punuar në mënyrë ilegale, janë dorëzuar në Departamentin për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtejme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button