Sot në Shkup Metamorfozis do t’i publikojë të dhënat e raporteve për liri në internet

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” sot do të mbajë gjarjen publike për këmbimin e njohurive dhe të përvojave “Liria në internet” në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike – FSHIIK, Shkup.

Ngjarja do t’i dedikohet prezantimit të raporteve paraprake të projektit “Liria në internet” në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”.

Bazë për diskutim janë:

Agjenda e ngjarjes gjendet në vazhdim, ndërsa për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, Ju lutemi që ta konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj, duke e plotësuar formularin për regjistrim, nëpërmjet e-mail-it në: [email protected], ose me telefon në numrin: 02/3109-325 (personi për kontakt: Liljana Pecova-Ilieska).

Këtu mund ta shkarkoni agjendën e ngjarjes.

Ngjarja i kushtohet prezantimit të raporteve paraprake të projektit “Liria në internet”, të financuar nga Oda e avokatëve amerikanë (ABA ROLI) si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”, të mbështetur nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button