Mançevski: Roli i mediave është t’i motivojë qytetarët që të jenë korrigjues të pushtetit

Media të lira, të sigurta, të pavarura dhe përgjegjëse janë bazë e zhvillimit të një shoqërie demokratike. Ato janë mjet i rëndësishëm për ndërtimin e një shteti të zhvilluar, për avancim social dhe ekonomik, kështu tha në fjalimin e tij ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, transmeton Portalb.mk.

“Sulmi ndaj lirisë së mediave është sulm ndaj qeverisjes së të drejtës dhe sulm ndaj të drejtave njerëzore. Dita ndërkombëtare e lirisë së mediave le të jetë një rikujtim për të gjithë ne. Për përpjekjet tona në vitet e kaluara. Por, edhe dita kur punëtoritë mediale do të rikujtohen për rolin e tyre kyç në shoqëri. Opinioni duhet të jetë kontroll i vazhdueshëm i pushtetit. Rëndësia e mediave është e lartë, veçanërisht në fushat e drejtësisë dhe sundimit të së drejtës. Për atë e rëndësishme është transparenca dhe proceset politike, pavarësia e mediave dhe shkrimet e tyre. Ndërsa rëndësia më e madhe është që të arrihet llogaridhënie nga institucionet shtetërore ndaj opinionit”, theksoi Mançevski.

Sipas tij, ndryshimet në ligjin e Agjencisë së mediave garantojnë kushte për profesionalizëm të trupave medial dhe mundëson liri dhe punë të pavarur të mediave në shtet.

“Më e rëndësishmja nga të gjitha është se japin mundësi për politikanët që t’i heqin duart nga mediat. Bashkësia mediale duhet të ndërmerr kontroll ndaj sektorit medial. Ky ligj mundëson mekanizma plotësues për vetërregullim”, tha ministri.

“Për një kohë të gjatë kemi qenë dëshmitarë të raportimit të njëanshëm, të padrejtë, të pabalancuar dhe të rrejshëm. Sot, çdokush me konektim të internetit dhe me një telefon të mençur mund të publikojë, çdokohë dhe gjithkund. Por, kjo nuk është gazetari. Kur gazetarët dhe redaktorët e injorojnë përgjegjësinë e tyre që t’i konfirmojnë tregimet e tyre dhe të raportojnë saktë, e prishin integritetin e profesionit dhe besimin e qytetarëve”, tha Mançevski.

Ai theksoi se roli i mediave nuk është që vetëm të raportojnë, por raportimi t’i motivojë njerëzit të janë korrigjues të vazhdueshëm të pushtetit.

Dita Botërore e Lirisë së Mediave, Maqedonia para sfidave të reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button