Dita Botërore e Lirisë së Mediave, Maqedonia para sfidave të reja

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Mediave. Maqedonia në raportin më të ri për lirinë e mediave sipas Raportuesve pa Kufij që është publikuar kohës së fundit është e ranguar në vendin e 109-të, që tregon se ka përmirësim për dy vende në krahasim me vitin e kaluar kur ishte në vendin e 111-të. Megjithatë, vendi është renditur në një ndër pozitat më të dobëta nga vendet e rajonit, njofton Portalb.mk.

Nga ana tjetër në raportin e Stejt Departamentit thuhet se pushteti paraprak, gjegjësisht VMRO-DPMNE-ja ka pasur mbikëqyrje dhe presion të vazhdueshëm ndaj mediave. Gjithashtu në Raportin e Stejt departamentit theksohet se mosdënimi i atyre që kryejnë dhunë ndaj gazetarëve dhe anëtarëve të tjerë të mediave dhe të tregut medial vazhdon të jetë problem.

Me 1 Maj në protestën  e Sindikatës së Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorive mediale Tamara Çaushidis tha se kërkojnë kushte më të mira dhe rrogë më të mirë, edhe përkundër asaj që çdoherë që kanë protestuar kanë marrë premtime, por nuk janë realizuar.

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) përsëri thekson domosdoshmërinë e ndryshimit urgjent të prioriteteve dhe përqendrimit në punën dhe të drejtat profesionale të gazetarëve dhe punonjësve të medial.

“Nuk është rastësi që për disa vite me rradhë në raportet për lirinë e mediave në Maqedoni, duke përfshirë edhe të fundit të Reporterëve pa Kufij, ata po shohin se janë të paguar keq dhe punojnë në kushte të pasigurta. Megjithatë, të dhënat flasin vetë për veten: pagat në media janë nën 300 euro, që është shumë më poshtë pagës mesatare në Maqedoni, por edhe nën mesataren rajonale”, thonë nga SHGM-ja.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani tha se të gjithë pajtohen se ka progres krahasuar me vitin e kaluar, por që jemi larg reformave serioze të medias. Ai vuri në dukje se vërejtja kryesore është politika e mosndëshkimit për sulme ndaj gazetarëve.

“Mesazhi më i rëndësishëm, i dërguar nga Komisioni Evropian nëpërmjet këtij raporti, është zero tolerancë ndaj sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve. Në vendet të lira dhe demokratike nuk ka vend për rrahjen dhe frikësim të gazetarëve, ndërsa kur ajo ndodh, institucionet duhet të kenë kapacitet për të kryer hetime efikase për të identifikuar dhe ndëshkuar sulmuesit”, tha Selmani.

Ja cilat vende të rajonit kanë liri më të madhe në media

Liritë më të mëdha në rajon të mediave janë në Slloveni, e cila ndodhet në vendin e 32-të, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 62-të, Kroacia në vendin e 68-të, Shqipëria në 75, Kosova në 78, Mali i Zi në 103, ndërkaq Bullgaria në vendin e 111.

Ja cilat vende të botës kanë liri më të madhe në media

Në botë media më të lira ka Norvegjia, Suedia dhe Holanda, ndërkaq vendet ku ka më pak liri janë Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea. Liria e mediave në botë është zvogëluar vitin e kaluar, ndërkaq urrejtja ndaj gazetarëve është përforcuar në Evropë dhe SHBA, që është kërcënim për demokracinë, thuhet në raport. Sipas Raportuesve pa kufij, liria e mediave në 21 shtete është e klasifikuar si “shumë serioze”. Katër vende evropiane kanë pasur rezultate të këqija vitin e kaluar, ndërkaq SHBA ka pësuar rënie për dy vende, gjegjësisht është në vendin e 45-të nga 180 vende.

LEXO:  Osmani: Liria e raportimit është liri e shoqërisë

LEXO: Mançevski: Roli i mediave është që t’i motivojë qytetarët të jenë korrigjues të pushtetit

LEXO: Zaev gazetarëve: Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pa asnjë presion

LEXO: Popovski: Duhet të bëjmë shumë më tepër për lirinë e mediave

LEXO: Selmani: Një pjesë e funksionarëve qeveritarë e bojkotojnë punën e mediave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button