Bornstein: Trump shkroi vetë raportin mjekësor

Ish-mjeku i presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se ai nuk e ka shkruar një letër në vitin 2015, e cila tregonte se kandidati i atëhershëm presidencial kishte “shëndet të përkryer”, kanë raportuar mediat amerikane.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar lidhur me këtë akuzë, transmeton REL.

Harold Bornstein po ashtu ka thënë se personeli i sigurisë së Trumpit ka “bastisur” zyret e tij në shkurt të vitit 2017, duke larguar të gjitha raportet mjekësore të Trumpit.

Në një intervistë për CNN, Bornstein ka thënë se letra e vitit 2015, në të cilën thuhej se Trump do të ishte “personi më i shëndetshëm që do të mund të fitonte postin e presidentit” nuk ka qenë raport profesional.

Ende nuk është bërë e qartë pse Bornstein është duke bërë tani këto pretendime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button