Qeveria e Maqedonisë do t’i shqyrtojë prioritetet për vitin 2019

Në kornizë të seancës së 66-të të Qeverisë, ministrat do ta shqyrtojnë propozim – vendimin për konstatimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

“Në rend dite janë zhvillimi i ekonomisë, rritja e punës produktive dhe ngritja e standardit të jetës së qytetarëve, Republika e Maqedonisë dhe korrupsioni, përforcimi i sundimit të drejtës, nëpërmjet zbatimit të paanshëm dhe jo-diskriminues të ligjit, ndërtimit të institucioneve të pavarura dhe sistem funksional të vetëqeverisjes lokale, reformave në arsim dhe investim në inovacione dhe informatikë dhe teknologji, marrëveshje dhe ngritje të shtetit qytetar dhe kohezioni etnik”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në rend dite të seancës janë propozim – ligji për ndryshim të ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, por edhe propozim – ligji për agjenci private për punësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button