SIMPOSION
Iu dorëzuam natës së gjatë
Duke i shfletuar përrallat
Në një dhomë me dritë të dobët
Të miqve të rinj
E të paprovuar në ditë të vështira
Në sofrën e mbushur me gota
Dëgjohen dollitë
Dhe hollë e për pe
Tirren margjinat
Bëhen lëmshe zënkash
Të sharash
Të kotësive
Të gjërave pa peshë
Flasim
Kurse yjet dëgjojnë
Poezi nga Asllan SELMANI
Zgjodhi Xhabir AHMETI