Mickoski: E trishtuar është pamja e të drejtave të punëtorve në Maqedoni

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në urimin  e tij për ditën e sotme të 1 Majit thotë se avancimi i të drejtave të punëtorëve është proces konstant në të cilin rol kyç ka Qeveria e një shteti, transmeton Portalb.mk.

“Sot gjendja e të drejtave të punëtorëve është shqetësuese. Ka informata serioze për mosrespektimin e rrogës minimale. Mundi i pa paguar gjithashtu paraqet problem që i prek punëtorët. Përkundër premtimeve për rritje, rroga mesatare po bie, më të prekur janë ato që punojnë në bujqësi dhe transport. Rroga nuk e mbulon shportën konsumatore familjare. Kushtet e këqija, mobingu i vendeve të punës gjithashtu paraqesin sfidë serioze që duhet të zgjidhet”, thotë Mickoski në urimin e tij për festën e 1 Majit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button