Qoftet suedeze janë gatuar sipas recetës turke

Qeveria e Suedisë ka pranuar se qoftet e njohura suedeze nga mishi janë gatuar në bazë të recetës së qofteve turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Qoftet nga mishi janë ndër ushqimet më të njohura në gastroniminë suedeze, por edhe tërë kuzhinës skandinave në përgjithësi. Ndërkohë, qeveria e kësaj mbretërie fundjavën e kaluar zbuloi sekretin e prejardhjes së tyre, të cilën shumë njerëz tashmë e kishin ditur.

“Qoftet suedeze e kanë origjinën nga receta turke të cilën në fillim të shekullit të XVIII, nga Turqia e solli mbreti Charles XII. Ne njohim të vërtetën dhe faktet”, shkroi qeveria në rrjetet sociale “sweden.se“.

Profesoresha në univerzitetin Uppsali, Annie Mattson, tha për AA se në kohën kur mbreti suedez Charles XII pësoi disfatë nga rusët, për pesë vite ka qenë nën përkujdesin e shtetit Osman dhe ka jetuar në territorin e atij shteti, në Moldavinë e sotshme.

“Mbreti Charles XII, me tu kthyer në Suedi solli recetën e qofteve turke, kafenë dhe sarmën”, tha Mattson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button