Aki Nuredini u dekorua me mirënjohjen “Mik i Artit”

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri mori pjesë në gala koncertin e mbajtur në hapësirat e Pallatit të Kulturës – Tetovë.

Në gala koncert performoi sopranja e mirënjohur shqiptare Inva Mula e shoqëruar nga Orkestra Filharmonike e Maqedonisë nën udhëheqjen e dirigjentit Gridi Kraja. Në qendër të programit ishte simfonia “Nuredini” e përpiluar nga kompozitori austriak Meinhard Rüdenauer e dedikuar Aki Nuredinit, përkrahës e promovues i artistëve shqiptarë.

Tetovë, koncert mahnitës i divës Inva Mula (VIDEO)

Sekretari Aziri përgëzoi, falënderoi dhe i dhuroi mirënjohjen Aki Nuredinit i cili me vendim unanim të Bordit të Festivalit Skena e Muzikës Serioze Shqiptare u shpall si Mik i Artit për krijimin e urave të bashkëpunimit ndërkulturor.

Koncerti është i mbështetur nga Ministria e Kulturës teksa në mesin e pjesëmarrësve përpos të mirënjohurve si Ridenhauer dhe Nuredini kishte politikanë, artistë e të tjerë.

Sponzorët e evenimentit janë:
Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Qendra për Kulturë “Smok”, Universiteti i Tetovës, Screen Media, Radiotelevizioni i Maqedonisë, TV21, ART Channel, TV Koha, Portalb, Gazeta Koha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button