Ish-presidenti turk Gül: Nuk do të jem kandidat në zgjedhje

Ish-presidenti i Turqisë, Abdullah Gül, tha se nuk do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Turqi më 24 qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Gül u prononcua para gazetarëve në zyrën e tij në Stamboll, pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm për zgjedhjet e parakohshme.

Ai tha se e gjithë dinamika filloi pasi kryetari i Partisë Saadet, Temel Karamollaoğlu, përmendi emrin e tij, dhe se ajo nuk ka qenë iniciativë e tij.

“Kjo gjë ndodhi me kërkesë të njerëzve që u besuan njohurive dhe përvojës sime si dhe botëkuptimit tim mbi politikën dhe udhëheqjen e shtetit”, tha Gül.

“Unë thashë se nëse do të kishte ndonjë konsensus shumë të gjerë, atëherë nuk do të ikja nga përgjegjësia së bashku me miqtë. Megjithatë, pas kontakteve të zotëri Temelit, u pa se një konsensus dhe dëshirë e tillë e gjerë nuk ekziston. Andaj, tanimë nuk bëhet fjalë për ndonjë proces në lidhje me kandidaturë të mundshme nga ana ime”, shtoi Gül.

Ndryshe, Abdullah Gül ishte presidenti i 11-të i Republikës së Turqisë, mes viteve 2007 dhe 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button