Ministri Filipçe për mosvaksinimin: marrje e informatave të gabuara në rrjete sociale

Për fushatën antivaksinale që është aktuale në Maqedoni si pasojë e të cilës shumë prindër refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre, ministri aktual i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një intervistë për “DW” në gjuhën maqedonase ka thënë se e njëjta është rezultat i pseudoshkencës dhe marrjes së informatave të gabuara në rrjete sociale, transmeton Portalb.mk.

“Tendenca që qytetarët të mos vaksinojnë fëmijët e tyre vjen nga fushatat e fuqishme antivaksinale që bazohen në pseudoshkencë, ndjekjen e faqeve të internetit joadekuate dhe marrjen e informatave të gabuara në rrjete sociale. Më tutje, mosvaksinimi ndodh edhe si pasojë e informimit jo të mjaftueshëm për kualitetin dhe sigurinë e vaksinave nga njëra anë, dhe edukimit të pamjaftueshëm nga ana tjetër e mjekëve që të jenë të gatshëm për vënien e komunikimit adekuat me prindërit”, ka thënë Filipçe.

Ai ka folur edhe për procesin e vaksinimit që në fëmijëri, duke treguar se përfshirja në të ka pësuar rënie nëse krahasohet me vitet paraprake. Sipas ministrit Filipçe, mosvaksinimi është mundësi për paraqitjen e epidemisë së morbitit.

“Përfshirja aktuale për imunizim, përveç me vaksinën e turberkulozës, MRP-së dhe HIV virusit, të tjerat janë zvogëluar. Kjo përfshirje është në nivelin më të ulët deri tash nëse krahasohet me vitet paraprake. Është fakt që tre vitet e fundit përfshirja ë imunizim gradualisht ka pësuar rënie si rezultat i fushatave antivaksinale,, që është problem global, dhe jo vetëm te ne. E këtë përfshirje nuk zgjidhet problemi kolektiv dhe është e mundur paraqitje e epidemisë së morbitit te ne, nëse merret parasysh periudhën verore dhe lëvizjen e madhe dhe shëtitjet. Të theksoj se epidemi të morbitit ka edhe në Greqi”, ka thënë Filipçe.

Problemi me vaksinimin në Maqedoni erdhi në pah paqi që 130 prindër nuk kanë vaksinuar fëmijët, me çka imunizimi ka rënë dhe kjo e ka futur Maqedoninë në grupin e shteteve me rrezik të sëmundjeve të ndryshme. Dënimet e 130 prindërve që vjet refuzuan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre do të sillen prej 300 deri në 650 euro. Për prindërit kanë tre opsione: të paguajnë dënimin, të vaksinojnë fëmijët ose të përfundojnë në gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button