Islami postkomunist në Ballkan dhe trojet shqiptare

Pas shembjes sё komunizmit, religjionet patёn njё rilindje dhe ringjallje. Ata zunё vakuumin e ideologjive, siç ishte komunizmi nё shtetet e kampit socialist dhe Ballkan, shkruan filozofi Samuel P.Huntington, nё veprёn “Pёrplasja e qytetёrimeve”. Islami si religjion, pas luftёs sё ftohtё nё Shqipёri, Kosovё Maqedoni ka pasur njё rilindje dhe pluralizёm fetar.  Shqiptarёt nё gjithё trojet u gjetёn tё papёrgatitur pёrballё pluralizmit politik, ashtu dhe pluralizmit fetar.  Depёrtimi i disa meshepёve dhe sekteve siç ёshtё vehabizmi rryma konservatore dhe radikale, e kanё zbehur islamin tradicional shqiptar. Islami si religjion ёshtё i ndarё nё dy konfesione sunit dhe shiit. Shqiptarёt muslimanё mbi 80 pёrqind i takojnё konfesionit sunit dhe pjesa tjetёr afёr 20 pёrqind fraksionit bektashi. Pas diktaturёs komuniste qeveritё shqiptare bёnё zyrtare 4 fe. Ishte njё gabim i madh dhe jo konseguent. Kombi shqiptar ёshtё i ndarё nё dy religjione tё krishterё dhe islamikё, krishterё tё konfesionit ortodoks dhe katolik dhe islamikё tё konfesionit sunit dhe bektashi, siç janё nё Perёndim krishterё tё konfesionit katolik dhe konfesionit protestant.

“Modernistёt dhe tradicionalistёt”

Nё fund tё shekullit 19-tё, me formimin e kombeve dhe ndarjen e shtetit nga kisha, periudha e iluminizmit, ekzistencializmit dhe humanizmit, shoqёritё nё Europё u ndanё nё komunitete sekulare dhe komunitete fetare kurse nё Lindje Turqi dhe Ballkan, popujt u ndanё nё shoqёri moderniste sekulare dhe shoqёri tradicionaliste fetare. Kёto fenomene akoma ekzistojnё dhe sot. Pёr shembull siç ёshtё Turqia, Rusia, Ukraina ish republika e Bashkimit Sovjetik dhe shtetet e Ballkanit. Kёto ndarje i kanё rrёnjёt qё nga Pjetri i madh. Me fillimin e europianizimit tё Rusisё, shoqёria ruse u nda nё moderniste pro europiane transatllantike sekulare dhe tradicionalistёt ortodoks puritar panosllavist. Muhammad  Ali Pasha filloi reformat pёr ta modernizuar Egjiptin. Por me zbrazjen e trupave angleze dhe kolonializimin dёshtuan reformat e Pashait. Po ashtu dhe Ata Turku vuri themelet e Turqisё moderne sekulare dhe turqit mbetёn tё ndarё nё modernistё dhe tradicionalistё. Ahmet Zogu si adhurues i Ata Turkut filloi me reforma pёr tё europianizuar Shqipёrinё, por pёsoi tё njёjtёn ironi tё fatit tё Muhammad Ali Pashёs, monarkit tё Egjiptit.

Fenomeni ashtuquajtur modernistёt dhe tradicionalistёt ekziston dhe tek shoqёritё shqiptare nё Shqipёri, Kosovё, Maqedoni dhe troje tjera ku jetojnё shqiptarёt. Modernistёt sekularistё konsiderohen si shoqёri e pёrparuar liberale proeuropiane dhe oksidentale kurse tradicionalistёt shoqёri dekadente konservatore puritane dhe orientale. Faktori ёshtё determinizmi historik, vija ndarёse mes dy qytetёrimeve perёndimore dhe lindore oksidentale dhe orientale. Tendencat si paragjykime tё modernistёve ndaj tradicionalistёve janё me epitete, se ata janё tё zhytur shumё nё fe, si identitet dhe prioritet e kanё mё shumё islamin. Tradicionalistёt janё tё kthyer me kokё nga Turqia dhe Meka. Janё tё prapambetur dhe kanё mentalitet anadollak dhe oriental. Sikurse tradicionalistёt po ashtu dhe modernistёt nuk pranojnё dhe nuk durojnё kritika. Tradicionalistёt kanё paragjykime dhe ksenofobi ndaj qytetёrimit perёndimor, kurse modernistёt hibridё janё emetues dhe konsumues tё vlerave perёndimore, por nё kokё kanё tipare tё njёjta dhe janё tё brumosur si tradicionalistёt. Femrat e mbuluara me shami, djemtё me mjekra dhe pantallona tё gjera paragjykohen. Ironia mё e madhe ёshtё se shumё vajza tё shkolluara dhe me profesione janё tё diskriminuara. Ato e kanё tё vёshtirё tё gjejnё punё  ose tё vazhdojnё tё punojnё nёpёr institucione, kurse femrat tё veshura me mini dhe ekstravagancё konsiderohen si veshje estetike dhe civilizuese. Si shoqёri liberale pluraliste dhe feja si liri individuale me divergjenca kulturore tek shoqёria shqiptare nuk respektohet. Ata qё mendojnё ndryshe, vishen ndryshe, ushtrojnё rite tё ndryshme qё nuk janё si ne.

Para ca viteve njё grup adminstratorёsh dhe funksionarё nga Kosova, kishin ardhur nё Vjenё pёr trajnime dhe ligjёrata nga OSBE, shkruante gazeta Standart. Pёrkthyesja njё vajzё e bukur me shami, kishte filluar tё pёrkthente. Kur panё qё pёrkthyesja ishte me shami, ata kishin bojkotuar ligjёratat. Ajo qё ishte mё ironike cinike dhe anticivilizuese kёta kapo dhe ordinerё kishin kёrkuar nga OSBE qё pёrkthyesja ta heqё shaminё, ose tё sjellin pёrkthyes tjetёr. Nё fillim ligjёruesit nuk e kuptonin arsyen pasi thanё qё me vite tё tёrё kjo pёrkthyese nuk ka patur probleme. Pёrkthyesja ishte nga tё njёjtat treva. Ajo na tregoi arsyen. Kёta sharlatanё dhe primitivё, i kishin gjyshet dhe nёnat tё veshura sipas traditёs shekullore tё identitetit kulturor dhe kombёtar. Organizatori u tha qё nuk ka rёndёsi tё merakoseni, tё merreni me paragjykime, multireligjioni dhe multikulti ёshtё vlerё universale pёr demokracinё europiane. Kёtu nё Vjenё nё tё ardhmen mund tё kemi njё prefekt me pёrkatёsi islame, siç ёshtё nё Londёr. Pasi kishin lёshuar sallёn kёta qenie tё brishta , shefi i indinjuar u kishte thёnё se shteti  juaj nё tё ardhmen do tё jetё pjesё e Unionit Europian. Nё parlament mund tё kemi njё klerik si deputet ose njё femёr deputete me shami nё kokё.

“Teologёt, konservatorё dhe dekadentё”

Po ashtu, si bumerang dhe tradicionalistёt kanё paragjykime ndaj modernistёve sekularistё. Ata i paragjykojnё si shoqёri tё zhveshur nga etika morali dhe shkojnё deri nё shqiptarofobi. Kemi dhe klerikё dhe imamё qё proklamojnё dhe propagandojnё kundёr sekularizmit. Dukuritё komplekse tё disa imamёve konservatorё dhe arkaikё, me paragjykime duke predikuar dhe aluduar se sekularizmi, laicizmi dhe ateizmi janё helm pёr shoqёrinё islame. Njё pjesё e klerikёve dekadentё, konservatorё kanё fobi dhe urrejtje ndaj vlerave europiane ndaj dijes, artit, shkencёs dhe arsyes. Si predikues tё varfёr steril infantiv u ngjajnё klerikёve krishterё tё Europёs mesjetare, qё e urrenin dijen, shkencёn, artin kurse klerikёt, teologёt islam nё mesjetё ishin edhe teologё por edhe filozofё, matematicienё, fizikantё, shkencёtarё nё Universitetet e Kordobёs dhe Grenadёs. Nё mesjetё njё princ spanjoll i sёmurё nё agoni nuk kishte lejuar njё klerik dhe doktor i famshёm arab qё ta shёrojё. Ai kishte thёnё mё mirё do tё vdes se ti dorёzohem djallit. Kёta zotёrinj qё urrejnё shkencёn, dijen dhe artin tё bёjnё asketizёm tё bojkotojnё e tё mos konsumojnё tё mirat materiale qё janё shpikur nga qafirat. Nё fund tё mos i dorёzohen djallit, sikur princi nё mesjetё qё kishte islamofobi dhe neveri nga klerikё, teologё,  mjekё, fizikantё, shkencёtarё qё kishin Zotin, dijen, shkencёn, artin dhe arsyen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button