Trump lavdëron takimin midis dy Koreve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi lart takimin midis liderit verikorean, Kim Jong Un, dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke e cilësuar si “historik”.

“Pas një viti të tërbuar me hedhje raketash dhe prova bërthamore, takimi historik midis Veriut dhe Koresë së Jugut ndodhi. Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë”, tha Trump përmes një postimi në Twitter, transmeton REL.

Kim dhe Moon u takuan të premten në zonën kufitare, në anën e Koresë së Jugut.

Takimi i tyre pritet t’i hapë rrugë edhe samitit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Trump, në muajin maj.

Takimi historik i liderëve të dy Koreve: Kim Jong-un brenda limuzinës që e ruajnë 12 truproja që vrapojnë pas saj (Video)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button