Përfundoi sezoni për Chamberlainin, humb edhe Botërorin
Mesfushori i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Romës, që i përfundon sezonin.
Liverpooli ka konfirmuar se mesfushori anglez ka përfunduar sezonin, ndërsa do ta humbë edhe Botërorin 2018 me kombëtaren e Anglisë, transmeton Koha.net.
“Liverpooli mund të konfirmojë se ka përfunduar sezoni për Alex Oxlade-Chamberlain, për klubin dhe kombëtaren për shkak të dëmtimit të ligamenteve të gjurit në ndeshjen ndaj Romës, të martën mbrëma”, thuhet në konfirmimin e klubit anglez.
Chambo luajti vetëm për 18 minuta në fitoren prej 5 me 2 të Liverpoolit ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.