Pogba: Jam i përqëndruar tek United, nuk mendoj për transfere

Sulmuesi i Manchester United, Paul Pogba (25), tha se aktualisht është përqëndruar vetëm tek klubi i tij, pavarësisht spekulimeve se do të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

I pyetur për të komentuar zërat për largimin e mundshëm nga Unitet në verë, francezi deklaroi se mendon vetëm për të tashmen.

“Tani jam në Manchester United dhe mendoj vetëm për të tashmen, nuk mendoj për transferime, do të luajmë në finalen e Kupër FA dhe jemi në prag të Kupës së Botës”, tha Pogba për televizionin Francez Canal.

Lidhur me transferin e mundshëm në Paris Saint-Germain, Pogba tha: “E dini, nëse dëgjoni të gjithë, do të isha kudo”.

Mesfushori gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet me menaxherin Jose Mourinho, duke theksuar se mes tyre është gjithçka në rregull.

“Nuk kam problem me të dhe mendoj se edhe ai nuk ka problem me mua, ai është trajner dhe duhet të marrë vendime. Unë jam lojtar dhe i pranoj ato, i përgjigjem në fushë”, ka thënë Pogba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button