Formula 1, Vettel në “pole position” në garën për Çmimin e Madh të Kinës
![Sebastian Vettel me Ferrarin e tij](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/02/Sebastian-Vettel-me-Ferrarin-e-tij.jpg?fit=634%2C417&ssl=1)
Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, në garat e sotme kualifikuese arriti të fitojë pol position për garën e nesërme të Çmimit të Madhe të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Piloti gjerman, i cili në dy garat e këtij sezoni të kampionatit të Formula 1, ka realizuar dy fitore, pas vetes ka lënë kolegun e ekipit Kimi Raikkonen dhe rivalin më të madh Lewis Hamilton.
Radhitja e pilotëve në prag të Çmimit të Madh të Kinës është: Vettel 50 pikë, Hamilton 33, Valtteri Bottas (Mercedes) 22…
Ndërsa në radhitjen e konstruktorëve kryeson Ferrari me 65 pikë, Mercedes 55 dhe McLaren Renault 22.