Marotta: Do tentojmë të fitojmë Ligën e Kampionëve

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta ka thënë se klubi i tij do të tentojë të fitojë Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër.

“Ne duhet të tentojmë të fitojmë, ne nuk mund të jemi të lidhur vetëm me pjesëmarjen”.
“Pastaj, kjo varet në shumë faktor. Shikoni Chelsean, i cili është parë të jetë jashtë garës, teksa në fund e fitoi trofeun. Ne jemi duke shikuar të rrisim ende skuadrën pasi do luajmë më shumë lojë në sezonin tjetër”, tha Marotta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button