Solidariteti, që nga Shkëlzen Berisha, Edi Rama e Adelina Ismaili

Me tragjedinë e Himarës janë solidarizuar në këtë ditë me familjet e viktimave edhe shumë personazhe të njohur nga jeta publike në vend, të cilët u janë bashkuar lutjeve për një shërim sa më të shpejtë të të plagosurve. Veç deputetëve kanë shkruar në “Facebook” statuse edhe personazhe të tjerë të njohur, ngushëllimet e disa prej të cilëve po jua përcjellim më poshtë. 

Edi Rama (Twitter) 
Tragjedi e patregueshme, lutem kush mundet te dhuroje gjak sepse mund të jetë shumë e nevojshme sipas mjekeve me të cilët fola. 
Shkëlzen Berisha 
Paqe për të gjitha vajzat që humbën jetën në Himarë. Ngushëllime për të gjithë familjarët e tyre në këtë orë të vështirë. 
Princ Leka 
Ngushëllime familjeve të studentëve që humbën jetën në aksidentin tragjik. Familja Mbretërore ndan me ta këto momente të vështira. 
Elita 5 
Ngushëllime familjeve! Zoti i ndihmoftë të mbijetuarit ta kalojnë paq. Në Spitalin e Vlorës ka nevojë për gjak. I lutemi të gjithë atyre që po lexojnë këtë mesazh në zonën e Fierit dhe Vlorës të drejtohen drejt këtij spitali për të dhuruar gjak. 
Soni Malaj 
Sapo mësova lajmin e kobshëm mbi aksidentin e studentëve të universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Me dhimbje të thellë ju them familjarëve të viktimave ngushëllime dhe atyre që shpëtuan dhe gjenden në spital, shërim të shpejtë. Zoti qoftë me ju. Ju lutem të gjithë atyre qytetarëve që ndodhen në zonën e Fierit dhe Vlorës të shkojnë pranë spitalit të Vlorës, ku janë shtruar studentët dhe të japin gjak, pasi ata kanë shumë nevojë. Me dashuri Soni Malaj! 
Rudina Magjistari 
12 vajza studente që humbasin jetën pa asnjë faj! Çfarë padrejtësie! Zoti qoftë me të aksidentuarit e Himarës e kurajo të gjithë të afërmve të të aksidentuarve! 
Bleona Qereti 
E tmerruar! E hidhëruar! Sapo mësova për tragjedinë e ndodhur në Himarë. U prehshin në paqe shpirtrat e atyre që janë larguar nga jeta. Zoti i ndihmoftë të gjithë ata që janë në gjendje kritike për jetën. Ngushëllime familjarëve! 
Besa Kokëdhima 
Zoti qoftë me të lënduarit e Himarës sonte. Ngushëllime familjarëve. Tragjedi! 
Flori Mumajesi 
Ngushëllimet e mia për të gjithë ata familjarë që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur dhe shërim sa më të shpejt të mbijetuarve. 
Adelina Ismaili 
Ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve dhe të afërmve të aksidentuarve në Himarë. 
Zanfina Ismaili 
Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e tragjedisë në Himarë. 
Eneda Tarifa 
11 të vdekur dhe 22 të plagosur. Zoti na ruajt. Na ndjekin dhe fatkeqësitë si komb mirë të tjerat. Katastrofë! 
Juliana Pasha 
Ngushëllime për të gjithë studentët që kanë humbur jetën në aksidentin e tmerrshëm në Himarë. Tragjedi e madhe për të gjitha familjet. 
Greta Koçi 
Keqardhje e thellë dhe ngushëllimet më të përzemërta për studentët që humbën jetën në Himarë dhe shërim sa më të shpejtë të studentëve të aksidentuar. Bashkohem me dhimbjen tuaj. Lutjet janë vetëm për ju. Zoti qoftë me ju! 
Albërie Hadërgjonaj 
Ngushëllime të gjithë familjarëve të kësaj tragjedie. 
Aurela Gaçe 
Ngushëllimet më të mëdha për familjet e 11 studentëve që humbën jetën në aksidentin tragjik. Shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Zoti qoftë me ta!
Rona Nishliu 
Ndjehem thellë e prekur dhe bashkëndjej me shpirt dhe zemër dhembjen e madhe të familjarëve, të cilët humbën tragjikisht në Himarë më të dashurit e tyre! Loti, pikëllimi, ngushëllimi dhe zemra ime sonte jane pranë tyre… Paqja e Zotit qoftë me ju! 
Elvana Gjata 
Menjëherë sapo dëgjova për tragjedinë, e shokuar dhe e tronditur, vendosa të shkoj të dhuroj gjak, por fatkeqësisht gjendja ime fizike nuk mund ta përballonte. Nëse dikush prej jush e ka mundësinë dhe dëshirën për të dhururar gjak për të plagosurit, të mos ngurojë, ta bëjë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave në Himarë. Zoti i dhëntë forcë për të përballuar dhimbjen e madhe për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur. /balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button