Qeveria e Maqedonisë deklarohet për zjarrin në Ministrinë e Drejtësisë

Në lidhje me zjarrin që e kaploi ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë, nga Qeveria e Maqedonisë sot njoftuan se janë shkatërruar në tërësi zyrat e sektorit për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Kontabilitetit dhe Financave, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme është duke e hetuar rastine e zjarrit në Ministrinë e Drejtësisë, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Janë djegur hapësirat e katit të katërt të kësaj Ministrie, disa zyra janë shkatërruar tërësisht nga zjarri, megjithatë nga e para do të vërtetohet se deri në çfarë niveli është bërë dëmi në Sektorin për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Kontabilitetit dhe Financave. E mira nga tërë kjo është se nuk ka të lënduar”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Policia sot do t’i hetojë arsyet e zjarrit në Ministrinë e Drejtësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button