Nieto deri tek Trampi: Meksika është e gatshme për përgjigje, por jo nga frika

Nëse SHBA-ja dëshiron të arrijë marrëveshje, Meksika është e gatshme, por nuk ka ndërmend të negociojë nga frika, deklaroi presidenti meksikan Enkrike Penja Nieto në fjalimin deri te kombi.

Ai iu drejtua popullatës me rastin e kërkesës së Trampit që përgjatë kufirit me Meksikën të sistemohen disa mijëra pjesëtarë të Gardës nacionale derisa nuk ndërtohet muri i kufirit.

“Nëse deklaratat tuaja të fundit janë rezultat i frustrimeve për shkak të problemeve në politikën vendore dhe për shkak të ligjeve tuaja ose Kongresit tuaj, merruni me to, jo me meksikanët”, deklaroi Nieto.

Ai shtoi se autoritetet në Meksikë nuk do të lejojnë që retorika negative t’i formojë veprat e tyre dhe se do të veprojë vetëm në interes më të mirë për meksikanët.

“Jemi të bindur se nëse arrijmë deri në marrëveshje si miq, partnerë dhe fqinj të mirë, shtetet tona do të kalojnë më misë sesa të përleshemi”, deklaroi Penja Nieto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button