Të punësuarit me Marrëveshjen e Ohrit, prej 1 qershori do të fillojnë me punë

90% prej 968 personave të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit i kanë nënshkruar vendimet për sistemim në institucionet shtetërore, ndërkaq të tjerët të njëjtën duhet ta bëjnë të martën, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria nuk tregojnë nëse të gjithë i kanë pranuar vendet e punës, por pritet që faza e parë e procesit të mbarojë në disa javët e ardhshme, me çka të punësuarit, të cilët 10 vite kanë marrë duke ndenjur në shtëpi, nga 1 qershori për herë të parë të shkojnë në punë.

Plani tregon se 6 institucionet në të cilat 224 persona do të punojnë janë MPB, DAP, Dogana, Spitali Klinik në Tetovë, Drejtoria për Libra Amë dhe Prokuroria Publike, ndërkaq gjithashtu do të punojnë në MPJ, Kadastër, Ministri të Arsimit, Financave etj.

Nga ana tjetër, në Qeveri paralelisht po punohet edhe për sistemimin në vende të punës për 712 të punësuarit tjerë sipas MO-së. Me programin K5, janë të punësuar 1.688 persona, prej tyre dy të tretat kanë arsim të lartë, ndërkaq të tjerët janë me arsim të mesëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button