Gara e radhës në Formula 1 vazhdon në Bahrein
Kampionati botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e dytë të këtij sezoni në Bahrein, raporton Anadolu Agency (AA).
Raundi i klasifikimeve do të mbahet nesër në ora 17:00 në Pistën Ndërkombëtare të Bahreinit të gjatë 5.412 metra në 57 xhiro, e cila gjendet në Shkretëtirën Sakhir në Prefekturën Veriore të vendit. Ndërkaq, gara do të zhvillohet më 8 prill, ditë e diel, në ora 17:10.
Garën e parë të sezonit të zhvilluar në Australi e fitoi piloti gjerman nga radhët e Ferrarit, Sebastian Vettel.
Rradhitja e pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Bahreinit është si në vijim:
– Klasifikimi i pilotëve
1. Sebastian Vettel (Gjermani): 25 pikë
2. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 18
3. Kimi Raikkonen (Finlanda): 15
4. Daniel Ricciardo (Australi): 12
5. Fernando Alonso (Spanjë): 10
– Klasifikimi i ekipeve
1. Ferrari: 40 pikë
2. Mercedes: 22
3. Red Bull: 20
4. McLaren: 12
5. Renault: 7