Paraburgoset një person zyrtar sepse ka kërkuar ryshfet 300 euro që të mos e kryejë punën e vetë

Sektori i Punëve të Brendshme Shtip, te Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar padi penale kundër L.B. (57) nga Shtipi për shkak ekzistimit të dyshimit për vepër penale “marrje të ryshfetit”, transmeton Portalb.mk.

“I akuzuari në përbërje të personit zyrtar- i punësuar në MPB me 23.03.2018, nga një shtetas i huaj ka kërkuar 300 euro para për vete që të mos kryejë veprim zyrtar, gjegjësisht që të mos ngrejë kërkesë për fillimin e procedurës për procedurë për kundërvajtje nga ligji i të huajve për të cilin do t’i shqiptohej dënim me pagesë prej 540 deri 1600 euro. Me 28.032018 në hapësirën zyrtare të akuzuarit nga shteti i huaj i ka marrë para në shumë prej 300 eurove”, deklaruan nga MPB.

Nga ana e gjykatëse së procedurës paraprake të akuzuarit i është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button