Surroi: Hoxhaj t’i dorëzohet Serbisë, ashtu si gylenistët Turqisë

Shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi përmes një statusi ka ironizuar me veprimin e Policisë së Kosovës dhe të AKI-së, që arrestuan e pastaj i deprotuan në Turqi gjashtë qytetarë të atij vendi, sepse dikush atje i kishte cilësuar gojarisht terroristë, transmeton Koha.net.

Surroi rikujton vlerësimin nga autoritetet e Serbisë për zëvendëskryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj, të cilin ata e quajtën terrorist, prandaj pyet nëse duhet edhe ky të depërtohet në Serbi, pasi atje gojarisht është cilësuar terrorist.

Ky është postimi i Surroit:

“Enver Hoxhaj si terrorist tipik i viteve të 90-a nuk e ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon. Në fakt, ai sinqerisht urren njerëzit që kanë për mision krijimin e paqes dhe stabilitetit”.

Kështu tha Zyra për “Kosovën e Metohinë” e Qeverisë së Serbisë.

Meqë Serbia ka një Qeveri sovrane, si ajo turke, dhe deklaron madje publikisht se një person që gjendet në territorin e Kosovës është terrorist, a do të thotë që AKI dhe Policia e Kosovës këtë person duhet ta arrestojnë dhe t’ia dorëzojnë autoriteteve serbe?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button