Moti sot në Maqedoni 

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në katër gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore prej 13 deri në 21 gradë.

Në Shkup mot me diell me erë  të dobët deri në mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit deri në zero, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 21 gradë.

Të shtunën gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë ditore mbi mesataren, që do të shkaktojë shkrirjen e shpejtë të borës nëpër male. Të shtunën në fund të ditës do të ketë të reshura lokale të shiut, të përcjella me bubullima të rralla. Në natën e të dielës bubullimat do të intensifikohen dhe vende-vende do të jenë të rrëmbyeshme. Në malet më të larta do të ketë edhe reshje bore. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e përforcuar, të shtunën nga jugu dhe të dielën nga perëndimi (mbi 70 mk/h). Të dielën dhe të hënën temperatura ditore do të bie për rreth 5 gradë, ndërsa më pas përsëri do të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button