Të famshëm dhe të pasur, ja cilët janë personazhet që nuk e vazhduan shkollën

Mund të mendoni se ata kanë bërë zgjidhjen e duhur, ndoshta mund të ishin edhe më të famshëm se sot. Ja cilët janë personazhet që hoqën dorë nga shkolla dhe sot janë të famshëm dhe të suksesshëm, shkruan Class.

Jim Carrey

Ai kishte një fëmijëri jo si të tjerat, familja e tij jetonte në një furgon për një kohë, ata kishin nevojë për para, dhe Jim punonte në mbrëmje si kujdestar, derisa nëna e tij u sëmur. Kjo ishte arsyeja kur ai vendosi të largohet nga shkolla dhe të kujdesej për të. Pjesa tjetër është histori. Kur familja u zhvendos në Toronto, Jim mori rolin e tij të parë televiziv në moshën 18 vjeçare dhe kështu filloi udhëtimi i tij në Hollywood.

Ryan Gosling

Duket si një fëmijë normal, por për shkak të një ngjarje në shkollën e tij ai u përjashtua ng ashkolla. Kjo nuk e ndaloi atë të bëhej i famshëm, i pasur dhe një aktor shumë i mirë.

Mark Wahlberg

Besoni apo jo, aktori I famshëm Mark donte të bëhej një reper kur ai ishte një adoleshent, kështu që ai braktisi shkollën. Ndoshta nuk ishte zgjedhja e tij më e mirë, por ai u diplomua 25 vite më vonë. Më mirë vonë se kurrë!

Nicolas Cage

Edhe Cage ka lënë shkollën në moshën 16 vjeçare, sepse ishte ëndrra e tij për t’u bërë aktor. Rreth 1 vit më vonë ai mori rolin e tij të parë në shfaqjen televizive “Best of Times”. Së paku ai mori atë që donte.

Johnny Depp

Në ndjekjen e karrierës së muzikës rok, Johnny Depp ka braktisur shkollën e mesme në moshën 15-vjeçare. Megjithëse grupi i tij u bë disi i famshëm në vend, ata kurrë nuk arritën më lart, por për fat të mirë për Depp ai u shndërrua në një aktor të suksesshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button