Rasti i “Almirit”, Klinika Universitare distancohet nga ekspertët pa licencë që kontrolluan Iliqin
Klinika Universitare e Psikiatrisë, distancohet nga përgjegjësia për ekspertizën neuropsikiatrike në rastin e Almir Aliut, e cila, siç zbuloi ditë më parë Alsat M është bërë nga ekspert pa licencë. Drejtori aktual Stojan Bajraktarov, përmes bisedës telefonike na tha shkurt se ekspertiza është kërkuar dhe bërë në kohën kur me Klinikën ka udhëhequr drejtor tjetër.
Nga shtatori i viti 2016 kur edhe ishte bërë kërkesa për ekspertizë, deri në qershor 2017 me Klinikën Universitare të Psikiatrisë ka udhëhequr drejtori Antoni Novotni i cili u mbrojt duke thënë se ekspertiza është bërë në mënyrë profesionale.
Përveç Branisllav Stefanovskit, pa licencë është edhe ekspertja psikiatrike Zoja Babinkostava, të cilës dikasteri i Drejtësisë ia ka huazuar licencë dhe të drejtën për të qenë ekspert psikiatrik për tre vitet e ardhshme.
-
- LEXO: Maqedoni, Gjykata e Kumanovës ka bërë shkelje të ligjit gjatë rikualifikimit të rastit të Almirit
- LEXO: Rasti i Almirit bëhet punë e Ixhet Memetit: të analizohet edhe njëherë me kokë të ftohtë
- LEXO: Me vendosjen e lodrave në gardhin e Qeverisë, moshatarët kërkuan drejtësi për vdekjen e 4-vjeçarit, Almir Aliu (Foto/Video)
Rasti “Almiri”, Avokati i Popullit thotë se ka reaguar në kohë, avokati mbrojtës demanton
Zaev: Rasti Almirit Aliut nuk duhet të jetë arsye për ndarje politke