Zaev finalizon bisedimet me Partinë Demokratike të Turqve, do të takohet edhe me Lëvizjen BESA

Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se janë në bisedime me Partinë  Demokratike Turke për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe beson se këto bisedime do të përmbyllen deri të martën, njofton Portalb.mk.

“Kjo parti do t’u japë mbështetje zgjidhjeve ligjore dhe bashkëpunimit dhe bashkëpunimi nuk është e kushtëzuar në disa vende, por duhet që të përmbyllet. Mendoj të takohem me të dy grupet e Lëvizjes BESA, shpresoj që të gjejnë diçka që do t’i bashkojë në një, pasi që e shoh se deputetët bashkëpunojnë mes vete. Më pas do të diskutojmë edhe me deputetët të cilët janë në opozitë”, tha Zaev.

Ai tha se në këtë temë nuk ka biseduar me kryetarin e partnerit koalicionues BDI, Ali Ahmeti, por se është e mundur që pauza e seancës së nesërme për pyetje të deputetëve të shfrytëzohet për atë.

Por Zaev ka pajtueshmëri të përgjithshme në koalicionin udhëheqës se dera për bashkëpunim ngelet e hapur për parti të reja.

“Është e lënë mundësia që kryeministri të bisedojë me deputetë, politikanë dhe  me parti të cilët janë të gatshëm ta përkrahin Qeverinë në lidhje me çështjet aktuale, ashtu siç janë: Zgjidhja e çështjes së emrit që e ka Greqia  me emrin tonë kushtetues, reformat, konceptin “një shoqëri për të gjithë” dhe gjithçka që është për përmirësimin e kualitetit të jetesës së qytetarëve”, tha Zaev.

Ai shtoi se ka deputetë dhe parti politike  të cilët janë në opozitë, por nuk pajtohen me partinë më të madhe opozitare dhe se qëndrimet e tyre janë më të afërta me Qeverinë.

Zaev tha se sa të kalojë ajo fazë, ende nga Ahmeti, por edhe nga partnerët tjerë koalicionues do të kërkojë pajtueshmëri për zgjerim të koalicionit dhe të shumicës parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button